Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili, teksa i riu ka marrë plagë në bark.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa 27 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës.
Policia ndodhet në spital për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes.
