Ka mjaftuar një fjali nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë socialiste, Taulant Balla, për të krijuar kaos dhe përplasje fizike mes deputetëve.

Teksa ndodhej në foltore, Balla ka folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje. Deputeti socialit ironizioi demokratët që nuk janë pyetur nga ana e qeverisë për këtë mundësi anëtarësimi në BE, teksa iu drejtua Albana Vokshit  “për ty Albana kam numrin 0900”

“Rama po thotë dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht  nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim ‘si mendoni ju për ketë’. Se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.

Më pas deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, situatë që solli ndërhyrjen e Gardës dhe ndërprerjen e seancën. Një përgjigje erdhi dhe nga kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi, i cili iu drejtua Ballës duke i thënë  se duhet t’i vijë turp.

“Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë. Burrë legen”– tha ai.

Kujtojmë se numrat 0900 janë bërë të njohur vite më parë kur reklamoheshin në televizione dhe media të ndryshme, linjat erotike. Në mungesë të internetit, qytetarët bënin njohje dhe flisnin për marrëdhënie intime në numrat e telefonit fiks me prefiksin “0900”.