Një megaoperacion i Policisë është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni policor janë lëshuar 15 urdhër-arreste, teksa janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim. Dyshohet se personat që pritet të arrestohen, janë pjesë e një grupi kriminal, që kryente vrajse me pagesë.
Ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia dhe në orët në vijim priten më shumë detaje mbi aksionin.
Nuk dihet nëse vrasjet e zbarhdura kanë ndodhur kohë më parë, apo janë ngjarje të fundit. Kujtojmë se në 3 ditët e fundit, janë regjistruar 3 atentate, ku kanë humbur jetën 3 persona. I fundit ndodhi pasditen e sotme në Dukagjin, ku u vra Zef Guri.