Babai i Ervis Martinaj ka bërë sot kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për shpallejn e djalit të tij zyrtarisht të zhdukur. Kërkesa e Mustafa Martinaj vjen pasi që prej gushtit të vitit 2022, nuk ka asnjë komunikim dhe asnjë gjurmë nga i biri.
Ervis Martinaj është emër i njohur si biznesmen në vend, por edhe si i përfshirë në botën e krimit. Kujtojmë se edhe kryeminsitri Edi Rama dikur ka bërë një ultimatum ndaj policisë së shtetit që ta zbardhte këtë ngjarje, por edhe sot pas 3 vitesh, nuk ka asnjë përgjigje.
Kërkesa në gjykatë:
Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen “të zhdukur” shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.
KËRKUES Mustafa Martinaj