Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë zv.drejtorin për Hetimin e Krimit, drejtues Kujtim Gjoka. Me motivacionin për performancë të dobët, janë shkarkuar nga detyra edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi, si dhe Shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi. Sakaq, procesi i vlerësimit të performancës do të vijojë edhe në struktura të tjera të Policisë së Shtetit.
Njoftimi i plotë:
Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.
Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi. Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.
Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës, ndërsa Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë. Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër, ndërsa Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.




