Ministria e Arsimit ka publikuar notat e provimit të parë që iu nënshtruan maturantët, atë të Gjuhës së huaj. Maturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës së huaj më 3 qershor, teksa më 9 qershor ata kryen edhe provimin e Gjuhës Shqipe. Ndërkohë provimet e radhës, matematikë dhe lëndë me zgjedhje do zhvillohen përkatësisht më 16 dhe 23 qershor.

KLIKO KËTU për të parë notën!

Provimin e kanë dhënë 25,015 maturantë, ndërsa vetëm 367 prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 98.53%. Gjithashtu, 135 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Krahasuar me vitin e kaluar kemi një rënie të ndjeshme. Në 2025-ën 216 morën notën maksimale, teksa ngelën 399 maturantë. Nota mesatare për provimin e gjuhës së huaj këtë vit është 7.6, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al.