Ministria e Arsimit ka publikuar mesditën e sotme notat e provimit të matematikës për Maturën shtetërore. Provimin e kanë dhënë 25,051 maturantë, ndërsa 645 vetëm prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 97.43%. Gjithashtu, 241 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Nota mesatare për këtë vit është 6.74, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al. Sipas statistikave pjesa më e madhe e maturantëve, (5862) janë vlerësuar me nota që variojnë nga 5.00 – 5.99.
Më herët janë publikuar rezultatet për provimet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, e po ashtu të Gjuhës së huaj. Ndërkohë, pritet publikimi i rezultateve për lëndët me zgjedhje.
