Valentin Bluda dhe djali i tij, Nikoll Bluda, babë e bir humbën sot jetën tragjikisht, pasi u përfshinë në një aksident në aksin Shkodër- Hani i Hotit.

Mësohet se automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin po udhëtonin babë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë reklame. Përplasja ka qenë fatale për të dy, të cilët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të ngjarjes.