Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një i ri raporothet se është qëllaur me kaçavidë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në lagjen “29 Nëntori” të qytetit bregdetar dhe i riu dyshohet se është plagosur në dorë. Fillimisht autori dhe i plagosuri janë konfliktuar fizikisht, e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën, duke sulmuar e plagosur tjetrin.

Autori i plagosjes dyshohet të jetë shtetasi B.Brahimaj, i cili është në arrati dhe policia po punon për kapjen.