Është arrestuar autori i plagosjes së rëndë me thikë, të ndodhur mëngjesin e sotëm në durrës.

Mikel Ndoi u arrestua pas disa orësh në arrati, pasi sulmoi me thikë të bijën, Xhensila Ndoi dhe një koleg të sajin. ai e plagosi në shpatull dhe në fytyrë 24-vjeçaren, teksa personin tjetër në krah. Dy të fundit raportohet se ndodhen në spital.

PAMJET NGA VENDNGJARJA

56-vjeçari dhe nëna e vajzës kishin 6 vite të ndarë dhe shkak për këtë ishte dhuna e vazhdueshme që Ndoi ushtronte në familje. 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur për këtë akuzë. Ai është kthyer në Shqipëri së fundmi dhe ka kërkuar të ribashkohet me familjen, por kjo nuk është lejuar nga vajza. Kjo ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është ende në arrati. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.