Qeveria shqiptare ka vendosur dhënien e shpërblimeve për personelin shtetëror të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë verës së vitit 2025.
Vendimi u mor me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe hyn në fuqi menjëherë.
Në listën e përfituesve përfshihen:
- Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
- Policia e Shtetit
- Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit
- Shërbimet e zjarrfikësve në bashki
Shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mujore bruto dhe ndryshon sipas kohëzgjatjes së angazhimit:
- 1–7 ditë: 1 pagë mujore
- 8–15 ditë: 2 paga mujore
- 16 ditë e më shumë: 3 paga mujore
Burimi financiar për strukturat shtetërore do të jetë fundi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërsa për zjarrfikësit në bashki do të përdoren buxhetet e njësive vendore. Ministritë e Financave, Mbrojtjes dhe Brendshme, si dhe njësitë e vetëqeverisjes, janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim vjen si një njohje dhe falënderim për punën e palodhur të personelit që ka luftuar me zjarret, duke mbrojtur njerëzit dhe pasuritë gjatë sezonit veror.
