Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë nxë Zvicë dhe Lihtenshejn.

Vendimi vjen pasi Dredha dha dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, duke e çuar qytetin bregdetar në zgjedhje të parakohshme. Në këtë detyrë, Dredha vjen me eksperiencë pasi nga viti 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, njofton Presidenca.

Kujtojmë se Dredha u kritikua publikisht nga kryeministri Edi Rama para dorëheqjes për menxhimin e bashkisë Vlorë, kryesisht për zënien e hapësirave publike, ndotjen dhe ndërtimet paleje.