Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga opozita, në Tiranë. Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga xhamia e Namazgjasë, e mbuluar nga tymi i molotovit dhe gazit lotsjellës, të hedhura gjatë protestës para Kuvendit.
Foton ai e shoqëron me mbishkrimin: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”.

Protesta e opozitës e udhëhequr nga lideri demokrat Sali Berisha fillimisht nisin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para Kryeministrisë ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Më pas protestuesit u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku u përsërit i njëjti skenar.




