Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së PD-së të martën e 10 shkurtit.

Në një reagim në “X”, Rama ka publikuar fotot e bombave molotov të përdorura nga protestuesit, të cilat i quan si “armë me kapacitet vdekjeprurës. Më tej, kryeministri kërkon që të vihet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen ata që hodhën sendet piroteknike.

Rama nuk kursen as kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, të cilin e qyan “një 80 e kusur vjeçar, i damkosur dhe i lajthitur”.

“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur! Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës! Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”– shkruan Rama.