Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është shkarkuar nga posti i tij, që e mbante nga muaji mars i këtij viti.
Mësohet se posti iu është besuar Ervin Demos, i cili aktualisht mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Lëvizja në dikasterin e Ministrisë së Brendshme vjen në kuadër të ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Largimi nga posti i Besfort Lamallarit vjen pak kohë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Në vend të saj u emërua Klodiana Spahiu.
