Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kukës. Ende nuk dihet asnjë detaj se çfarë ka ndodhur apo nëse ka persona të lënduar. 

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen në vijim. Të shtënat janë dëgjuar në afërsi të lagjes 4 të qytetit.