
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës.
Deri më tani nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet se policia po shkon në vendngjarje.
Është mësuar gjithashtu se policia është telefonuar nga banorët e fshatit të cilët kanë dëgjuar të shtënat.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes teksa pritet njoftimi i plotë nga autoritetet./ Gazeta Shqip