Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një person dyshohet se është rrëmbyer.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Qafë Gjashtë, ku policia ka marrë informacion për një rrëmbimin e një personi për larje hesapesh.
Sipas informacionit paraprak, personi i rrëmbyer është identifikuar si shtetasi me inicialet F. M., i cili është marrë me forcë nga disa individë të paidentifikuar deri tani. Forcat e shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve.
Në këtë moment, janë identifikuar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tyre për të kapur ata dhe për të ndihmuar në hetimin e plotë të rastit.