Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat. 

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një i moshuar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në banesën e tij. 

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 23.07.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, është rrëzuar në banesën e tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar ndërruar jetë, shtetasi 87-vjeçar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.