Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është ndjerë keq nga gazi lotsjellës që hodhi policia.
Fillimisht kreu i PD u rrethua nga truprojat, pasi pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, më pas u largua drejt banesës. Aktualisht, kryedemokrati ndodhet poshtë banesës së tij, së bashku me disa mbështetës.
Protestuesit e opozitës janë shpërndarë në disa zona të Tiranës, duke hedhur bomba molotv drejt institucioneve, por edhe duke thyer vitrinat e bizneseve dhe duke vendosur zjarr në koshat e mbeturinave dhe stacionet e autobusëve. Ndërkohë, policia vijon t’i ndjekë dhe mes tyre ka patur dhe përplasje.




