Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto të socialistit Vangjush Dako, i cili ndodhet në qeli.
Në foton e postuar në rrjetin social Facebook, shihet Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut. Ende nuk dihet burrimi i kësaj fotoje, apo edhe nëse është vërtet nga qelia e burgut ku ndodhet Dako.
Postimi i Berishës:
“Trajtim special! Përshendetje Dr, Vangjush Dako së bashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë!”
