Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit. Shkak për konfliktin është bërë dëshmia e Çakrajt, i cili është dhunuar nga 3 vëllezërit. Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra. Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat, deri në një njoftim të dytë.
Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri akuzohen si autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra./ Top Channel
