Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë janë shkarkuar nga detyra. Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë liruar nga detyra.

Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Ndërkohë, Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg, vazhdon detyrën.

Kujtojmë se kohët e fundit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa mbledhje me stafin e bashkisë duke u dhënë direktiva për vazhdimin e punës, pas burgosjes së kryebashkiakut Veliaj. Po ashtu, gjatë një takimi me deputetë të Tiranës dhe përfaqësues të pushtetit vendor, Rama ka propozuar që numri i nënkryetarëve të Bashkisë Tiranë të rritet nga katër në pesë.