Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në Kuçovë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Postobllok”, ku lënda plasëse ishte vendosur në derën e një biznesi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por ka dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar detajet e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak- Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.