Është arrestuar në Dubai i shumëkërkuari Jetmir Pepa, i cili akuzohet për drejtim grupi kriminal dhe trafik dorge.
Pepa ishte shpallur në kërkim pas një operacioni anti-drogë të SPAK, ku u lëshuan 11 masa sigurie. Grupi i Pepës dyshohet se trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që SPAK gjatë operacionit sekuestroi 232 pasuri me vlerë 12 milionë euro. Hetimet kanë zbuluar se të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i paligjshëm dyshohet se janë investuar më pas në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre. Arrestimi i Pepës erdhi pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.
