SPAK ka marrë si të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isain.

Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”.

Pas hetimeve të kryera mbi tenderat e shpallur nga Bashkia Kolonjë, është rezultuar se shumica e tyre janë të parapara, me një ndarje tenderash që duket të jetë e paracaktuar. Po ashtu, raportohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar as me cilësinë e duhur, as sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.