Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një aksion ditën e sotme.

Mësohet se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet italiane, teksa paraprakisht janë lëshuar 21 urdhër arreste nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shqiptarët e skeduar raportohet se kishin lidhje me klanin mafios “Ndrangheta”.

Aksioni është ende në zhvillim, prandaj pritej detaje të mëtejshme në vijim.