Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në në lagjen “Donika Kastrioti” në afërsi të spitalit në Berat. 

Mësohet se dy persona kanë denoncuar në polici, se disa persona që lëviznin me automjet, kanë qëlluar në drejtim të tyre. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autor♪7ve, të cil♪7t janë identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, nga një automjet në lëvizje drejt dy personave.

Policia bën me dije se shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.