Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin dhe dyshohet se ka mbetur i plagosur një person. Paraprakisht raporothet se i lëndduar ka mbetur një 22-vjeçar.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm, teksa i riu ka marrë plagë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.
