Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Ndroq.
Efektivët e komisariatit nr. 6 në Tiranë morën informacione për të shtënat, e ndërsa të paktën dy furgona policie kanë rrethuar zonën.
Burimet bëjnë me dije se protagonist kanë qenë të afërm të familjes së Sinan Idrizit.
Po të njëjtat burime shtojnë se sapo policia është afruar pranë banesës së këtij shtetasi, të dyshuarit kanë hedhur armët e zjarrit, e ndërsa policia ka gjetur të paktën dy prej tyre.
Të gjithë personat janë shoqëruar në polici.
Sinan Idrizi u arrestua nga policia pas kërcënimit që i bëri grupit të OraNews, por gjykata vendosi të hetohet në masën arrest shtëpie.
