Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar policinë mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Sipas raportimeve paraprake, nga ngjarja ka mbetur i plagosur në këmbë Brian Syzo. Ky i fundit është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë. Brian Syzo i njohur për prodhim shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec. I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.
