Të shtëna me armë janë regjistruar sot në Shkodër, teksa dyshohet për dy viktima.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” të qytetit veriperëndimor. Paraprakisht raportohet se viktimat, një djalë dhe një vajzë, janë gjetur të pajetë brenda një makine. Policia është nisur drejt vendngjarjes dhe priten detaje të mëtejshme.
Kujtojmë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, kryesisht në lagjen Dobraç, ku muaj më parë ndodhi maskara me 4 viktima.