Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorës.

Paraprakisht raportohet se një person ka mbetur i plagosur, teksa ende nuk dihet dinamika e ngjarjes.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.