Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku raporothet edhe për të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, pas një konflikti.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, i plagosur ka mbetur kamarieri i një lokali dhe persona të tjerë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka blinduar zonën. Policia pritet të japë një njoftim zyrtar, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, identitetin e të plagosurve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.
