Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e sotme në qytetin e Laçit.  

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë, ku nga të shtënat ka mbetur një viktimë. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në afërsi të një banese, ku ndodhej viktima, një burrë 67-vjeçar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në  rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin,  shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.