Një ngjarje e rëndë është raportuar pak më parë në zonën pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Faramcia 10”, ku janë regjistruar të shtëna me armë, teksa raportohet edhe për një person të plagosur. I plagosuri u identifikua si Ilirjan Dosti, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt banal që ka nisur në një lokal. Dyshohet se autori dhe i plagosuri janë komshinj me njëri-tjetrin. Autori dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
