Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar në zonë, ndërsa menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Burime paraprake bëjnë me dije se të shtënat dyshohet se janë qëlluar në ajër. Policia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa hetimet janë në vijim.
