Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak momente më parë në Vlorë.

Raportohet se një person është paraqitur në spital i plagosur me armë zjarri, duke kërkuar ndihmë. I plagosuri është 37-vjeçari me inicialet S.M, i cili është qëlluar me armë në këmbë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin dhe në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur postblloqe.

Njoftim i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak: Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.