Edhe pse është seanca e parë e legjislaturës së re, sot në Kuvend nuk kanë munguar tensionet. Gjithçka ka nisur teksa drejtuesi i seancës Vasil Llajo shtroi për miratim Komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandateve, të propozuara nga Kryeminsitri Edi Rama.
Kjo ka ngjallur reagimin e PD që ka kundërshtuar dhe Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën. Në momentin që drejtuesi Vazil Llajo nuk pranoi, Berisha është ngritur duke shkuar në foltore, të cilën e ka bllokuar dhe ka nisur të mbajë fjalim.
Pas miratimit të Komisionit mes tensioneve, seanca është mbyllur, për të rinisur në orën 17:00 kur do betohen 140 deputetët e po ashtu kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi.