Arrestohen 14 protestues lidhur me protestën para Kryeministrisë në ditën e 94 të qëndresës së tyre.

Mësohet se disa prej të arrestuarve janë; Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti, Arben Kola dhe Andi Tepelena.

Kujtojmë se dje për rreth 2 orë protestuesve bllokuan hyrjen e Kryeministrisë, duke bërë që Rama të qëndronte në zyrën e tij. Gjatë protestës pati përplasje me policinë, ndërkohë pas shoqërimit të disa prej protestuesve, protesta u zhvendos te komisariati nr.1 dhe më pas te 3-shi.