Është dorëzuar në polici autori i dyshuar për tentativën e përdhunimit të një 24 vjeçareje me nevoja të veçanta, në Kipseli të Athinës.

Sipas burimeve policore, Mark Preçi 64 vjeç u dorëzua vetë në polici duke mohuar akuzat. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe raporton se ai deklaroi fillimisht se ishte keqkuptim e gjithë ngjarja dhe se nuk donte t’i bënte keq 24-vjeçares.

Kujtojmë se shqiptari është akuzuar dhe nga vajza e tij, se e ka përdhunaur kur ajo ishte vetëm 7 vjeç.