Pistoleta me të cilën tentoi të vetëvritej 17-vjeçarja në Vlorë, është gjetur këtë të enjte nga Policia e Vlorës.
Uniformat blu bëjnë me dije se arma e zjarrit u gjet në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.
Ngjarja e rëndë ndodhi 4 ditë më parë, ku adoleshentja qëlloi veten me plumb në kokë në banesën e gjyshit të saj, pas një konflikti me babain. Ky i fundit akuzohet se e shty drejt tentativës për vetëvrasje të miturën, pas konflikteve të tyre për shkak se nuk ishte dakord me jetën që ajo bënte. Babai u la sot në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Nga ana tjetër, gjyshi i të miturës është proceduar penalisht për armëmbajtje pa leje.



