Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një terup i djegur është gjetur brenda një makine.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin ndodhej u përfshi nga flakët, duke u djegur plotësisht. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme. Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Këto janë informacionet paraprak

Deri më tani nuk dihet nëse personi është vrarë dhe me pas është djegu makina, apo është aksidentale.