Një sasi lënde plasëse raportohet të ketë shpërthyer orët e para të ditës së sotme në rrugën “Vasil Ndocka” në kryeqytet.
Lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti të parkuar në pronësi të Oltjon Klosit. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia.
