Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore e cila ka qenë në rrugë.

Mësohet se ajo ka qenë në anë të rrugës me biçikletë kur është përplasur nga mjeti.

Ndërkohë që vetëm pak minuta pas aksidentit, këmbësorja ka ndërruar jetë.