Pas 4 muajsh në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës.

Deromemaj ka marr vendim ta lërë pozicionin e drejtuesit të Kadastrës së Vlorës pasi e drejtoi atë për 4 muaj.

Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim.

Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët nga Kadastra e Vlorës.

Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.