Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, në një ngjarje tronditëse për opinionin publik.
Gjyqtari Kalaja ndërroi jetë teksa ishte duke u transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Po ashtu mësohet se përveç gjyqtarit Kalaja, autori i identifikuar si shtetasi Elvis Shkëmbi ka plagosur edhe persona të tjerë.