Një lajm i bujshëm u raportua më herët, ku bëhet me dije se dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë arrestuar. Hoxha dhe Qyno hynë së bashku në dyert e SPAK, siç shfaqet edhe në pamjet e siguruara.

Raportohet se ndaj dy gazetarëve ka masa lidhur me një dosje hetimore të SPAK, për të cilën u bënë disa arrestime në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve të raportuara, Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Qynon është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur. Ndërkohë që pritet që SPAK të nxjerr së shpejti njoftimin zyrtar me akuzat që rëndojnë për Hoxhën dhe Qynon.

Gazetari Artan Hoxha është akuzuar si “anëtar i organizatës kriminale”, ndërkohë që për Elton Qynon rëndon akuza për korrupsion. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara, i cili është përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen e kësaj çështjeje.