Mes tensioneve, ka përfunduar seanca e Kuvendit që ishte parashikuar të ishte maratonë.
Pikërisht fjalimi i “Diellës” ka sjellë reagime të forta dhe tension nga opozita, deputetët e të cilës i janë drejtuar foltores. Më pas, ata kanë përdorur librin e Kushtetutës për të goditur kryeministrin Edi Rama teksa qëndronte ulur në vendin e tij.
Mes tensionit, mazhoranca kaloi për votim programin e qeverisë pa diskutim, që u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste.