Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen  e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhu në lagjen “Rus”, pranë vendit të njohur si “Haxhagict”. Paraprakisht dyshohet për një atentat të dështuar, ndërsa theksohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Kujtojmë se më herët, pasditen e sotme u regjistruan të shtëna me armë zjarri edhe në Berat, ku u bë atentat ndaj dy personave. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua.